Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë dhënë pëlqimin në Kopenhagë për propozimin e Komisionit Evropian për ngritjen e kampeve për azilkërkuesit në shtete jo-anëtare si Shqipëria, Tunizia, Libia dhe Egjipti. Modeli italo-shqiptar i krijuar në Shëngjin dhe Gjadër, ku shqyrtohen kërkesat për azil nga refugjatë afrikanë të shpëtuar në Detin Mesdhe, u konsiderua si një zgjidhje inovative. Idetë e kryeministres Meloni, në koordinim me homologun shqiptar Edi Rama, konsiderohen një shembull që duhet ndjekur për përballimin e migracionit të paligjshëm. Në diskutim është tashmë fatura financiare që do t’u paguhet shteteve jashtë BE-së që pranojnë të ndërtojnë kampe të tilla....