“Kam komunikuar me të si bashkëpunëtor i shërbimit”/ U mor në pyetje më herët, çfarë deklaroi Hyseni në SPAK për Agasin?

“Kam komunikuar me të si bashkëpunëtor i shërbimit”/ U mor në pyetje më herët, çfarë deklaroi Hyseni në SPAK për Agasin?

vlora hyseni-spak-ergys agasi TIRANË- Drejtuesja e pezulluar e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, rezulton se ka pasur komunikime të vazhdueshme me Ergys Agasin edhe gjatë periudhës kur ky i fundit ka qenë person në kërkim. Madje, sipas burimeve, Hyseni është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), 5 ditë përpara vendosjes së masës së sigurisë, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.   Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Hyseni ka pretenduar se SHISH punon gjithmonë me bashkëpunëtorë. Hyseni ka pranuar komunikimet telefonike me Agasin, por ka mohuar të ketë zhvilluar takime fizike me të. Ndërkohë që SPAK ka dyshime të tjera, i cili po...