Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Kam 51 ndeshje, si në Tiranë nuk kisha parë kurrë”! Trajneri i Serbisë shpërthen: Flisni ju nga TV!
Stojkovic ka qenë në qendër të kritikave në Serbi pas fjalëve të thëna pas ndeshjes në Air Albania. Trajneri i Serbisë ka vlerësuar atmosferën dhe tifozët në Shqipëri për mënyrën sesi u sollën gjatë ndeshjes, ndërsa mediat serbe u shprehën të çuditura sesi Stojkovic i doli në mbrojtje shqiptarëve që kënduan për Kosovën, për UCK dhe për Adem Jasharin. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Andorrën, Stojkovic është pyetur në lidhje me këtë temë dhe përgjigja e tij ka qenë e prerë. “Keni bërë mirë që më pyetët për këtë, meqenëse nuk kam ndjekur median për katër ditë,...