Ka fituar gjithçka, Luis de la Fuente rinovon me Spanjën deri në vitin 2032

Ka fituar gjithçka, Luis de la Fuente rinovon me Spanjën deri në vitin 2032

Bordi Drejtues i Federatës Spanjolle të Futbollit, i drejtuar nga Rafael Louzán, miratoi unanimisht zgjatjen e kontratës së trajnerit të kombëtares, Luis de la Fuente, i cili do të qëndrojë në krye të Spanjës deri në vitin 2032. Rinovimi vjen pas triumfit në Kupën e Botës 2026. Kontrata e mëparshme skadonte në vitin 2028, ndërsa marrëveshja e re e lidh trajnerin me federatën edhe për 4 vite të tjera, duke përfshirë Botërorin 2030. “Po kërkojmë një projekt stabiliteti dhe besimi, – deklaroi Louzán. – Bëhet fjalë për besimin te Luis de la Fuente dhe projekti sportiv që ai drejton. Po flasim për trajnerin më të suksesshëm në historinë e kombëtares dhe, pas 14 vitesh në federatë, ai e meriton një të ardhme të gjatë me ne”....