Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Ka bashkëpunuar me Zogun”- Misteri i vr’asjes së Xhelal Koprënckës dhe akuzat e pabaza të regjimit komunist! Historia tragjike e bejlerëve të Skraparit
Nga Fatjon Kaloçi Të dhëna të ndryshme, ndonjë herë edhe kontradiktore, vijnë për gjenealogjinë e familjes së bejlerëve të Koprënckës, që mbajnë mbiemrin Mançe. Nga gojëdhënat, e më pas nga dokumentet historike, saktësohet se kjo familje nga mesi i shekullit të XIX-të, deri në vitet ’30-të të shekullit të XX-të, ka pasur në zotërim mijëra hektarë tokë buke, livadhe, kullota, kryesisht verore dhe pyje. Këto toka kanë qenë në; Gostënckë, Leshnje, Vlushë, Kapinovë, Krastë (Bërsakë), Potom, Çorovodë, kullotat verore të Ostrovicës, Shtyllës, Sherës, Qafës së Martës, Gorrulit, Bulgarecit të Korçës, si dhe tokat e fshatit Cërrunjë të Gramshit. Se si është vënë ky çiflig, ka versione të ndryshme, një ndër të cilët është edhe lidhja me Ali Pashë Tepelenën dhe besnikëria e pinjojve të kësaj...