Juventusit i bënë padrejtësi ndaj Fiorentinës? Eksperti zbulon se bardhezinjve iu mohua një penallti e pastër në fund

Juventusit i bënë padrejtësi ndaj Fiorentinës? Eksperti zbulon se bardhezinjve iu mohua një penallti e pastër në fund

9 Nëntor 2026 19:15 Telesport Juventus nuk shkoi dot më shumë se barazimi 2-2 ndaj Fiorentinës, në sfidën përmbyllëse të javës së 11-të në Serie A. Bardhezinjtë e gjetën veten dy herë në disavantazh, por Nick Woltemade dhe Gleison Bremer arritën të barazonin golat e shënuar nga Mateo Pellegrino dhe Alieu Njie. Kur ndeshja ishte në barazim  2-2 dhe po shkonte drejt fundit, topi preku krahun e lojtarit të Fiorentinës, Joao Mario, brenda zonës së penalltisë. Gjyqtari lejoi vazhdimin e lojës, ndërsa sistemi VAR vendosi të mos ndërhynte, gjë që shkaktoi zhgënjim të thellë te bardhezinjtë. Ish-gjyqtari, tashmë pinionist i DAZN, Luca Marelli, tregon se Juventus u vodh në këtë rast, që mund të kishte ndryshuar komplet fatin e ndeshjes. “Pika e kontaktit është poshtë...