Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesëmarrës në Forumin e Paqes

Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesëmarrës në Forumin e Paqes

PARIS- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi me Presidentin francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Paris ku ndodhet me ftesë të kreut të Elizesë për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Takimi me Macron zhvillohet në kuadër të vizitës në kryeqytetin francez ku më 10 dhe 11 nëntor mbahet edicioni i nëntë i Forumit të Paqes. Nën temën 'Nga Sovraniteti te Bashkëpunimi' aktiviteti do të mbledhë liderë dhe përfaqësues ndërkombëtarë për të diskutuar mbi sfidat gjeopolitike, stabilitetin dhe nevojën për bashkëpunim në një realitet global gjithnjë e më kompleks. Në axhendën e kryeministrit shqiptar është parashikuar pjesëmarrja në sesionin e posaçëm 'Spotlight”', ku do të diskutohet perspektiva europiane e Shqipërisë dhe rëndësia e procesit të anëtarësimit në...