Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

Opozita ka përpara një zgjedhje që do të tregojë nëse synon realisht të fitojë Tiranën apo thjesht të numërojë votat e secilës parti. Emrat e hedhur në diskutim meritojnë respekt, por mes tyre mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka një argument të fortë që nuk mund të anashkalohet: ka dëshmuar se qytetarët janë të gatshëm ta votojnë personalisht. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Alimehmeti mori 18128 vota në qarkun Tiranë. Dhe i mori duke qenë pothuaj i vetëm, paçka me siglen e PD. Profili i Alimehmetit si mjek i njohur i jep mundësinë të komunikojë me qytetarët përtej gjuhës së zakonshme të konfliktit partiak. Tirana ka nevojë për një debat serioz mbi shërbimet, ajrin, hapësirat publike, transportin dhe jetën e përditshme të familjeve. Një...