Juventusi, vetëm barazim në miqësoren ndaj Reggiana. Mbrojtja “lëkundet”, por Vlahovic është aty

Juventusi, vetëm barazim në miqësoren ndaj Reggiana. Mbrojtja “lëkundet”, por Vlahovic është aty

Juventusi i ri e nis parasezonin me barazimin 2-2 në shtëpi, në miqësoren kundër Reggiana. Skuadra e Igor Tudor e pa veten fillimisht në disavantazh (nga goli i Girma), por përmbysi me Conceição dhe Vlahovic (për serbin edhe një shtyllë). Sidoqoftë, 20 minuta para fundit të lojës, rezultati u barazua nga Gondo përfundimisht. Tudor hodhi në fushë dy formacione të përziera mes titullarëve dhe rezervave, nga një për secilën pjesë loje. Ai u pa të kërkonte vazhdimisht intensitet dhe shpejtësi në pasime. Lajmi më i mirë i pjesës së parë ishte prania e Gleison Bremer në qendër të mbrojtjes, 300...