Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Juventusi ‘shtrëngon dhëmbët’, gati të paguajë 30 milionë euro për lojtarin në largim
Juventusi po përgatitet të shpenzojë 30 milionë euro për të siguruar përfundimisht kartonin e Francisko Konseisaos. Sipas mediave portugeze, klubi bardhezi ka ndryshuar qëndrim për lojtarin dhe tashmë po bën gati ofertën për ta blerë nga Porto. Fillimisht, me trajnerin Tudor, Konseisao nuk ishte në planet kryesore të skuadrës dhe pritej që huazimi i tij të përfundonte këtë verë pa u aktivizuar klauzola e blerjes. Por paraqitjet e fundit të lojtarit, veçanërisht dygolëshi ndaj Al Ain në Botërorin e Klubeve në SHBA, i kanë bindur drejtuesit e Juventusit të ndryshojnë qëndrim. Klauzola e blerjes së Konseisaos është 30 milionë euro...