Juventus zyrtarizon blerjen 100% të lojtarit që kishte ardhur në formë huazimi nga Milan

Juventus zyrtarizon blerjen 100% të lojtarit që kishte ardhur në formë huazimi nga Milan

5 Qershor 2025 10:50 Telesport Pierre Kalulu është bërë 100% një lojtar i Juventus. Ky është njoftimi i klubit bardhezi, që ka ushtruar të drejtën për të blerë kartonin e lojtarit, duke paguar te Milan një tarifë prej 14.3 milionë eurosh (do të paguhet në tre vite). Priten gjithashtu bonuse jo më shumë se 3 milionë, me arritjen e objektivave të caktuara sportive. Për Kalulu, është kështu një ditëlindje për t’u mbajtur mend: francezi feston sot ditëlindjen e tij të 25-të duke nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2029. Lojtari aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren franceze, pasi luan...
Burimi: Telesport.al