Juventus zgjohet në pjesën e dytë dhe merr fitoren e rëndësishme ndaj Napolit (video)

Juventus zgjohet në pjesën e dytë dhe merr fitoren e rëndësishme ndaj Napolit (video)

1 Nëntor 2026 22:37 Telesport Juventus ka fituar 2-0 ndaj Napolit, në supersfidën e javës së 10-të në Serie A, e luajtur në “Allianz Stadium”. Rasti i vetëm i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutën e 28-të, kur goditja me kokë e Weston McKennie u përplas në shtyllën e majtë. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Sifda u zhbllokua në minutën e 70-të, ku pas një pasimi të marrë nga Edon Zhegrova i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, ishte Kerim Alajbegovic që shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca. Ky është goli i parë për Alajbegovic në Serie A. Në minutën e 75-të ndërlikohet akoma edhe më shumë situata për Napolin, pasi mbetet me 10...