Juventus i beson verbërisht dhe i rinovon kontratën mbrojtësit deri në vitin 2030

Juventus i beson verbërisht dhe i rinovon kontratën mbrojtësit deri në vitin 2030

24 Korrik 2025 8:38 Telesport Skuadra e Juventus njoftoi zyrtarisht zgjatjen e kontratës së Federico Gatti deri më 30 qershor 2030. Qendërmbrojtësi i bardhezinjve, nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit, shprehu kënaqësinë e tij për zgjatjen e kontratës. “Jam shumë i emocionuar. Rinovimi i kontratës sime në këtë klub, i cili është si një familje e dytë për mua, është i mrekullueshëm. Duhet të jetë një pikënisje”, tha Gatti. “Tani duhet të punojmë shumë, duhet të kthehemi te fitoret sa më shpejt të jetë e mundur. Viti i kaluar ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë për mua, por në...