Burimi:
Telesport.al

Juventus bën detyrën ndaj Lecce, dy shqiptarët e shohin humbjen nga stoli (video)
👁6374
12 Prill 2025 22:39 Telesport Juventus ka fituar 2-1 ndaj Lecce në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A. Bardhezinjve i janë dashur 2 minuta për të gjetur golin e avantazhit me Koopmeiners, pas asistit të bukur të Vlahovic. SHIKOGOLIN Në minutën e 33-të, Juventusi do të gjente edhe golin e dytë pas një aksioni fantastik të finalizuar me sukses nga Kenan Yildiz. SHIKOVIDEON Pjesa e parë mbyllet 2-0 për të zotët e shtëpisë. Në minutën e 86-të, Lecce do të ngushtonte shifrat me golin e Baschirotto-s, i cili dërgoi topin me kokë në rrjetë...