Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juve-United, “samit” për Sancho. Trajneri Amorim paralajmëron: Mund të rikthehet në skuadër…
Vazhdon “telenovela” mes Juventusit dhe Manchester United për Jadon Sancho. Anësori anglez është objektivi kryesor i bardhezinjve për të përforcuar krahët në dispozicion të trajnerit Igor Tudor. Ish-lojtari i Borussia Dortmund dhe Chelsea është në dalje nga “Old Trafford”, por klubi anglez nuk ka aspak ndërmend të bëjë lëshime. Këtë e konfirmoi edhe trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, në një konferencë për shtyp: “E di me siguri që klubi ka një çmim të përcaktuar për lojtarët që janë në dalje. Nëse asnjë klub nuk e arrin atë çmim, ata do të rikthehen të jenë pjesë e Manchester United...