Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Jugu i vendit mes flakëve/ Ja si paraqitet situata ditën e sotme, sa vatra janë ende aktive
Pas ditësh të tëra të përfshira nga flakët, situata në zonat jugore të vendit po shkon drejt përmirësimit, ndonëse disa vatra mbeten ende aktive. Në lagjen “Barç” të fshatit Shalës, bashkia Konispol, zjarri i rënë mbrëmjen e së dielës është shuar plotësisht, falë ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse të Konispolit dhe Finiqit, të cilat punuan gjatë gjithë natës me mbi 8 efektivë në terren. Aktualisht, në bashkinë Konispol ka vetëm një vatër të vogël aktive në vendin e quajtur Kokotraf, në fshatin Markat, ku po ndërhyhet me mjete manuale. Edhe në zonën e Kalasës, Njësia Administrative Vergo, bashkia Delvinë, situata është...