Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm
Një pjesë e Tiranës po vuan mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë korriku, kur temperaturat kanë arritur kulmin. Qytetarët ankohen për mungesën e shërbimit, ndërsa UKT justifikohet duke thënë se shkak është amortizimi i rrjetit dhe abuzimet. Në kohën kur temperaturat e larta kanë prekur pikun, një pjesë e banorëve të Tiranës po përballen me probleme të furnizimit me ujë të pijshëm. Zona jugore e kryeqytetit ka ndërprerje të vazhdueshme. Në Sauk, Farkë dhe Selitë, qytetarët furnizohen me autobotë. Drejtuesit e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve thonë se shkak janë defektet e shpeshta, pasi rrjeti është i amortizuar. “Janë pjesa...