Joseph Pulitzer, gazetari që themeloi çmimin prestigjioz të gazetarisë
Joseph Pulitzer, gazetari dhe botuesi me origjinë hungareze që u bë një nga figurat më të rëndësishme të gazetarisë amerikane, njihet si themeluesi i çmimit që mban emrin e tij, Pulitzer Prize. I lindur më 10 prill 1847 në Makó të Hungarisë, Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1864. Pas disa punëve të ndryshme, ai nisi karrierën në gazetari dhe arriti të bëhej një nga botuesit më me ndikim në vend. Pulitzer drejtoi gazeta të njohura, përfshirë St. Louis Post-Dispatch dhe New York World. Përmes punës së tij, ai promovoi raportimin investigativ dhe publikimin e shkrimeve që nxirrnin në pah korrupsionin dhe keqpërdorimet në politikë e biznes. Në testamentin e tij, Pulitzer la dy milionë dollarë për themelimin e një shkolle të gazetarisë...
Burimi:
kultplus.com