Jorgji: Festivali Kombëtar nuk do të jetë vetëm shfaqje filmash, por edhe pikë takimi për artistët
Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, i cili rikthehet pas 14 vitesh synon të krijojë ura komunikimi mes kinematografisë shqiptare dhe publikut. Rikthimi pas shumë vitesh i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar vjen falë mbështetjes së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), nën drejtimin artistik të Ilir Butkës dhe në bashkëprodhim me Iceberg Communication, duke e kthyer kryeqytetin, për dhjetë ditë me radhë, në epiqendrën kulturore të muajit shtator. Në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Qendrës Kombëtare Kinematografike, Jonid Jorgji tha se “ndjehem i lumtur që i rikthejmë këtë festival, një event i rëndësishëm për kinemanë, kineastëve dhe shoqërisë”. “Janë bërë shumë filma, shumë prodhime, dokumentare ku pjesën më të madhe e ka financuar Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Pa dyshim që mundësia jonë ka qenë e...
Burimi:
kultplus.com