Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Jorge Costa u nda nga jeta, Rui Costa i pikëlluar: Lamtumirë vëllai, ishe njeri i jashtëzakonshëm
6 Gusht 2025 11:02 Alfred Lleshi Manuel Rui Costa, presidenti i Benfica, ka shprehur trishtim dhe dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta të Jorge Costa, ish-kapiten i Portos dhe miku i tij i ngushtë, të cilin e ka quajtur “vëlla”. Ish-mesfushori ofensiv i Milanit dhe Fiorentinës deklaroi: “Është një lajm i trishtueshëm dhe i dhimbshëm. Në emrin tim dhe të Benfica i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe klubit të Portos. Jorge ka qenë një person dhe sportist që ka lënë gjurmë te një gjeneratë e tërë e futbollit portugez. Për mua personalisht është një ditë shumë e dhimbshme, kam kujtime me të që nga mosha 17-vjeçare. Largohet një njeri i madh dhe një mik i vërtetë”. Ish-fantazisti kujtoi me emocion momentet...