Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Jordi Alba mezi pret të ritakohet me Luis Enrique: Është më i miri në gjithçka
Në prag të ndeshjes së shumëpritur të 1/8-ave finale në Kupën e Botës për Klube mes Inter Miami dhe PSG, që do të zhvillohet të dielën në Atlanta, Jordi Alba ka shprehur gjithë entuziazmin e tij për takimin me Luis Enrique, ish-trajnerin e tij te Barcelona. Mbrojtësi spanjoll, sot 36 vjeç dhe pjesë e MLS që nga viti 2023, ka punuar me Luis Enrique për tri sezone (2014-2017), duke fituar së bashku 9 trofe, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2015. Një marrëdhënie profesionale dhe njerëzore që ka lënë gjurmë. “Për mua është më i miri, jo vetëm si...