Trump emëron 13-vjeçarin si ‘agjent’ të Shërbimit Sekret të SHBA prej ‘historisë prekëse’

Trump emëron 13-vjeçarin si ‘agjent’ të Shërbimit Sekret të SHBA prej ‘historisë prekëse’

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur botën teksa në një fjalim që mbajti para Kongresit të martën, kërkoi nga drejtori i Shërbimit Sekret të SHBA që të emërojë 13-vjeçarin DJ Daniel, si agjent të shërbimit sekret.
Nuk dihet ligjshmëria apo kualifikimet e të miturit për t’u emëruar si ‘spiun’ që në këtë moshë, por Trump e justifikonte atë me betejen 6-vjeçare të 13-vjeçarit me kancerin.
DJ Daniel u diagnostikua në vitin 2018 me një formë të rrallë të kancerit por kundër të gjitha parashikimeve mbijetoi sëmundjes dhe vijoi të ndjekë “ëndrrën” e tij për t’u bërë oficer policie.
Trump e përmendi historinë e DJ-t me admirim, duke e cilësuar atë si një simbol të forcës dhe vendosmërisë.
“Mjekët i dhanë maksimumi pesë muaj jetë,” tha Trump. “Kjo ishte më shumë se gjashtë vjet më parë. Që atëherë, DJ dhe babai i tij kanë qenë në një mision për ta bërë këtë ëndërr realitet,” tha presidenti.
“Sonte, DJ, ne do t’ju bëjmë nderin më të madh nga të gjithë,” tha Trump. “Unë po i kërkoj drejtorit tonë të ri të Shërbimit Sekret, Sean Curran, që t’ju bëjë zyrtarisht agjent të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara,” përfundoi presidenti amerikan.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente