Tifozët shqiptarë nderojnë Ardit Gjoklajn në Wembley: “Ne nuk të harrojmë”

Tifozët shqiptarë nderojnë Ardit Gjoklajn në Wembley: “Ne nuk të harrojmë”

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë në “Wembley” u shënua nga një moment domethënës jashtë fushës së lojës. Tifozët shqiptarë hapën një banderolë në kujtim të Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në landfillin e Sharrës në vitin 2016. Mesazhi i shkruar në banderolë ishte i fortë dhe prekës: “Ardit ata menduan se nuk ka Zot! Ne nuk të harrojmë.”
Ky gjest emocionues tregoi edhe një herë se çështja e Arditit mbetet e paharruar për shqiptarët, ndërsa kërkesa për drejtësi vazhdon.

Sa i përket ndeshjes, Shqipëria nuk arriti të ndalonte “Tre Luanët”, duke u mposhtur 2-0 në sfidën e parë të Eliminatoreve të Botërorit 2026. Kuqezinjtë u përqendruan kryesisht në mbrojtje, duke u munduar të kapnin në befasi kundërshtarin me disa aksione të izoluara të Brojës dhe Asanit, por pa sukses.
Anglia siguroi fitoren falë golave të Lewis-Skelly në pjesën e parë dhe Harry Kane në të dytën, duke nisur me tre pikë epokën e re nën drejtimin e Thomas Tuchel. Ndërkohë, për Shqipërinë, ndeshja u mbyll me një tjetër goditje, pasi portieri Thomas Strakosha u dëmtua në minutat e fundit, duke i lënë vendin Kastratit.
Kuqezinjtë do të kërkojnë pikët e para në grup më 24 mars, kur do të përballen me Andorrën në “Arenën Kombëtare”.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi