
Qeveria greke ‘ka fshehur’ përgjegjësit e katastrofës hekurudhore në Tempi
Protestat masive në Greqi për dy-vjetorin e katastrofës hekurudhore në Tempi pranë Selanikut kanë ringjalluar akuzat e përfshirjes së qeverisë në fshehjen e aktorëve dhe përgjegjësve përplasjes tragjike që la 57 njerëz të vdekur, shumica studentë.
Akuzat e reja thonë se treni i mallrave që u përplas çuditërisht ballë për ballë me atë të pasagjerëve më 28 shkurt, 2023, mbante lëndë të djegshme ilegale, e cila shpërtheu dhe shkaktoi vdekjet e plagosjet e shumta të pasagjerëve.
Pretendimet mbështeteshin nga raportimi i grupit kombëtar të hetimit të aksidenteve ajrore e hekurudhore me 27 shkurt.
Një ditë më vonë në Greqi u zhvilluan protestat më të mëdha që sollën paralizimin e vendit me greva e demonstrata, ku njerëzit brohoritën “vrasës” ndaj qeveritarëve të tyre, duke akuzuar shtetin si pjesëmarrës në tragjedi.
Qeveria mohon të ketë shkelur rregullat dhe prej dy vjetësh insiston se aksidenti ishte rezultat i gabimit njerëzor dhe “sistemit të vjetëruar hekurudhor”.
Ndërsa demonstruesit, familjarwt e viktimave dhe figura të opozitës insitojnë se aksidenti ishte një krim.
Ekspertët kanë sugjeruar se një zjarr i tillë gjigant nuk mund të shkaktohej nga përplasja mes trenave, që vinin përballë njëri-tjetrit dhe ishin vendosur në një binar.
Partitë opozitare akuzojnë qeverinë për mbulim të provave dhe bëjnë thirrje për dorëheqje.
Kryeminsitri Mitsotakis tani zotohet për përmirësim të hekurudhave por mbështetja për partinë e tij demokracia e re po bie.
Katastrofa në Tempi ka shtuar zemërimin publik ndaj klasës politike greke dhe shtuar mbështetjen per pozitën.
Një sondazh i fundit nga rrjeti Pulse tregonte se 82 përqind e grekëve mendojnë se aksidenti hekurudhor është çështja më e rëndësishme në vend, dhe 66 përqind thanë se nuk kanë besim te hetimet e autoriteteve mbi aksidentin.
Mes trazirave kryeministri Mitsotakis mund të jetë duke kërkuar një rrugë shpëtimi me një post evropian, ndoshta si kreu i Këshillit Evropian, që mbetet i lirë pas largimit të portugezit Antonio Costa, shkruan rrjeti Brussels Signal.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi