
Modelja shtang ‘ekspertët’, këshillon miliona ndjekëse të përdorin “acid borik në vend të kozmetikëve”
Një modele e famshme e bukurisë në rrjet ka shtangur industrinë e kozmetikëve duke u këshilluar ndjekëseve të përdorin acid borik në lëkurë madje dhe në vaginat e tyre, për të qëndruar të pastra e të shëndetshme, edhe pse kimikati përdoret normalisht si pastrues industrial.
Modelja amerikane me influencë Allison Hoeller ka akumuluar miliona shikime me videot ku vlerëson efektet pastruese të borit, acidit borik, i njohur ndryshe si ‘boron’ ose ‘borax’.
28 vjeçarja Hoeller, thotë se një tabletë eliminon çdo aromë nga vagina dhe sipas saj e bën atë “të vijë era ujë”.
Acidi borik, i përdorur si insecticid dhe gjithashtu si pastrues infeksioni veshi në formën e alkoolit borik, gjendet në disa produkte farmaceutike kundër infeksioneve, por ekspertët thonë se përdorimi i brendshëm shkakton toksicitet, shkruan rrjeti MailOnline.
“Ia kam dhënë motrës time këto, shoqeve, janë të mrekullueshme, më falënderoni më vonë”, thotë Hoeller në videot e saj me miliona pëlqime.
Por doktoresha Dr Philippa Kaye, thotë se acidi borik, i cili pastron por tkurr indet njerëzore, është tepër i ashpër për indet e brendshme dhe mund të shkaktojë infeksione.
“Kjo mund të sjellë irritime apo infeksione të rrugëve urinare. Vagina është e veshur me mikrobiomin e saj të larmishëm, që janë bakteriet e mira me të cilat ne nuk duhet të përzihemi. Acidi borik nuk bën diferencë mes eliminimit të bakterive të mira e të këqija”, tha Kaye.
Mirëpo modelja kokëfortë thotë se ka testuar prej kohësh borin te vetja dhe rrethi i saj dhe i ka sjellë vetëm avantazhe prandaj refuzon skeptizmin e profesionistëve.
“Ia kam dhënë motrës time këto, shoqeve, janë të mrekullueshme, më falënderoni më vonë”, thotë Hoeller në videot e saj me miliona pëlqime.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi