
Mega-qyteti i ri 80$ miliardësh mbetet zbrazur në Kinë, ka paratë e infrastrukturën por nuk ka banorët
Një megaqytet i ri i i ndërtuar në Kinë me një investim prej më shumë se 80 miliardë dollarë, mbetet ende bosh sot pasi nuk preferohet nga të rinjtë.
Presidenti kinez kishte nisur iniciativën në vitin 2017 për ndërtimin e qytetit të ri Xiong’an në provincën Hebei, rreth 100 në jug të Pekinit, por ai ka mbetur pa elementin kryesor për të ekzistuar, banorët.
Politika të çuditshme të ndërtimeve masive e të kushtueshme që më pas mbeten të braktisura, po shihen shpesh në vende të mëdha në zhvillim dhe ekspertët nuk arrijnë të shpjegojnë motivimin e vërtetë.
Zyrtarët thonë se me to përpiqen “të zgjidhin çështjen e mbipopullimit në qytete” por dështime të tilla janë parë shpesh në Indi, Iran, Arabi dhe vende të tjera.
Disa kompanitë shtetërore e institute shkencore kanë nisur të zhvendosen në Xiong’an por shumë punonjës të rinj kanë thënë se nuk janë të motivuar të shkojnë aty.
Një grua e dërguar në Xiong’an nga punëdhënësit e saj me premtime karriere e jete të gjallë shoqërore, tha: “Të rinjtë punojnë orë jashtë orarit dhe nuk kanë shumë mundësi jete shoqërore, zbavitjeje apo shoqërimi. Për të gjetur të dashur ose të fejuar ti vetëm shpreson gjesh dikë në rrethin tënd shoqëror”.
Zhang Cheng, pronar biznesi të vogël që vizitoi zonën për mundësi aktiviteti, tha se është i tunduar nga subvencionet e ofruara nga qeveria komuniste për popullimin e zonës, por përsëri nevojitet që të afrohen njerëzit. “A do të vijnë njerëzit për të punuar këtu?” tha ai për rrjetin britanik The Times. “Shumë prej tyre duan aktivitete sociale, të njihen me njerëz të rinj dhe Xiong’an për momentin nuk i ofron këto”.
“Megjithë subvencionet që ofrohen, nëse i hem stafit të vijnë këtu me rrogat aktuale me shumë gjasa nuk do të pranojnë”, tha ai sipas The Mirror.
Një nga tiparet më impresionuese të Xiong’an është stacioni masiv i trenit që është përfunduar në 2020, me 13 platforma e 23 binarë, edhe pse stacioni ka një qetësi të frikshme dhe numri pritur i pasagjerëve ende nuk ekziston.
Qyteti i ri me infrastrukturë futuristike është ende në ndërtim dhe do të kompletohet në 2035, por ende nuk dihet nëse do të arrijë potencialin e parashikuar nga qeveria.
Një nga tiparet më impresionuese të Xiong’an është stacioni masiv i trenit që është përfunduar në 2020
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi