Ky është Agjenti i Shërbimit Sekret me moshën më të vogël në historinë e Amerikës

Ky është Agjenti i Shërbimit Sekret me moshën më të vogël në historinë e Amerikës

Mbrëmë, një moment emocionues në fjalimin e presidentit amerikan Donald Trump në Kongres ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, kur ai nderoi një 13-vjeçar që i mbijetoi kancerit në tru. Ky djalë, që kishte ëndrrën të bëhej agjent i Shërbimit Sekret amerikan, mori një librezë që e bënte pjesë të Shërbimit Sekret, si një shpërblim për forcën dhe vullnetin e tij për t’u luftuar me sëmundjen.
Por, ndërsa Presidenti Trump e lavdëroi dhe i dha këtë çmim, një detaj tjetër nuk kaloi pa u vënë re: demokratët në sallë qëndruan të ulur dhe nuk u ngritën në këmbë për të duartrokitur fëmijën. Ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra në internet, ku shumë e quajtën mungesën e duartrokitjeve si një qëndrim të papranueshëm ndaj një fëmije që ka luftuar me një sëmundje të tillë dhe ka arritur të dalë fitimtar.
Një komentues, Richard Grenell, shkruante: “Një fëmijë me kancer në tru nderohet nga Shërbimi Sekret dhe demokratët nuk duan të çohen në këmbë? Kjo është turp.” Po ashtu, aktivisti republikan, Scott Pressler, e quajti si një moment të turpshëm: “Demokratët refuzuan të çohen në këmbë për fëmijën që i mbijetoi kancerit në tru.”

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente