
Europiani Shqipëri-Serbi U21, finalja në Tiranë
UEFA ka konfirmuar se Shqipëria dhe Serbia do të jenë vendet pritëse të Kampionatit Evropian për të rinjtë nën 21 vjeç, që do të zhvillohet në vitin 2027.
Tashmë janë përcaktuar edhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet e turneut. Ndeshja hapëse do të zhvillohet në stadiumin “Karagjorgje” në Novi Sad, ndërsa finalja do të luhet në “Air Albania” në Tiranë. Në Shqipëri, takimet e tjera do të mbahen në Shkodër, Durrës dhe Elbasan, ndërsa në Serbi do të zhvillohen në Leskovc, Loznicë dhe Zajeçar.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se një delegacion i UEFA-s ka përfunduar një inspektim katërditor në Shqipëri, duke vlerësuar nga afër gjendjen e stadiumeve dhe fushave stërvitore ku do të akomodohen ekipet pjesëmarrëse.
Ky turne përfaqëson një mundësi historike për të dy vendet, duke sjellë vëmendjen e futbollit evropian në rajon dhe duke ofruar një platformë të rëndësishme për talentet e rinj.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi