Joan Garcia te Barcelona, tifozët e Espanyolit e akuzojnë: Tradhtar, shkove te “përbindëshi”

Joan Garcia te Barcelona, tifozët e Espanyolit e akuzojnë: Tradhtar, shkove te “përbindëshi”

Joan García ka lënë zyrtarisht Espanyolin për të firmosur me Barcelonën, rivalen e qytetit, duke shkaktuar një “shpërthim” mes tifozëve e drejtuesve të klubit bardhekaltër. Pas një darke me agjentin e tij, Juanma López, të dashurën dhe shokun e ri të skuadrës, Dani Olmo, në restorantin “Erre & Urrechu” në Barcelonë, portieri dha edhe deklaratat e para: “Jam i lumtur, shumë i lumtur. Mezi po pres të firmos në prani të presidentit Laporta”. Zgjedhja e tij, natyrisht, nuk është pritur mirë nga Espanyoli. Ish-presidenti i klubit, Joan Collet, e ka sulmuar ashpër portierin: “Më bezdis fakti që shkoi te ‘përbindëshi’....
Burimi: Telesport.al