Jo vetëm pagat, magjistratët padisin qeverinë në Kushtetuese për moshën e pensionit

Jo vetëm pagat, magjistratët padisin qeverinë në Kushtetuese për moshën e pensionit

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Mosmarrëveshjet mes gjyqtarëve dhe qeverisë janë thelluar, përtej debatit lidhur me pagat e magjistratëve. WebLajm.com ka siguruar një padi të Gjykatës së Tiranës në Kushtetuese, ndaj qeverisë lidhur me ligjin e pensioneve. Gjykata shprehet se ligji është antikushtetues. Me ligjin aktual mosha e daljes për burrat, përfshi edhe gjyqtarët burra, është 65 vjeç. Ndërsa për gratë, përfshi gjyqtaret gra, është 60 vjeç. Ky kushtëzim dhe diferencim në ligj, sipas Gjykatës së Shkallës së Parë të kryeqytetit, është antikushtetues dhe duhet të shfuqizohet. Ankimi në Gjykatë Kushtetuese: 17 11 (Gj) 14.09.2026 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Të shfuqizojë përcaktimin në tabelën përkatëse në vijim të nenit 92 të ligjit nr. 7703, të datës 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e...