Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Jo vetëm Keko, Partizani humbet një tjetër sulmues për ndeshjen e kthimit
Partizani ka vijuar përgatitjet për sfidën vendimtare ndaj Kaljus, ndërsa lajmet e këtyre ditëve nga “Shtëpia e Futbollit” nuk janë fort pozitive për repartin ofensiv. Pas konfirmimit të dëmtimit të Albers Kekos, që do ta mbajë larg fushave për disa muaj, të kuqtë duhet të bëjnë llogaritë edhe me një mungesë tjetër në repartin e avancuar. Orest Rifa nuk pritet të rrezikohet për sfidën e së enjtes në “Air Albania”. SITUATA- Sulmuesi i talentuar i Partizanit frikësoi stafin për një dëmtim serioz në ditët e fundit, por për fat nuk bëhej fjalë për një problem të rëndë. Gjithsesi, edhe pse dje...