“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së ka ngjallur protesta në Prishtinë dhe më gjerë. Ditën e sotme qindra qytetarë shqiptarë kanë protestuar para OKB-së në New York kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në duar ata mbajnë flamuj kuqezi dhe flamuj të SHBA-së, ndërsa e konsiderojnë vendimin si të padrejtë. Protestuesit kanë kërkuar rishikimin e vendimit dhe lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. “Drejtësi, jo politikë”, “Lironi heronjtë tanë” dhe “Heronj të luftës e të paqes”, shkruhej në pankartat e tyre. Protesta në New York vjen pas tubimeve të zhvilluara ditët e fundit në Kosovë dhe vende të tjera në Europë. Kjo ngjarje ka ngjallur protesta në Kanada, Zvicër,...
Burimi:
gijotina.com