Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Jeta dhe fundet e tyre tragjike e disave nga 40 firmëtarëvë të Aktit të Pavarësisë?!
Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa 40 firmëtarët ishin ata të cilët nënshkruan aktin e Pavarësisë. ISMAIL QEMAL BEJ VLORA (1844-1919) Lindur në Vlorë. Shkollën fillore e vijoi në Selanik, meqë aty ishte e internuar familja e tij për shkak të veprimtarive patriotike. Më 1858 u regjistrua në gjimnazin e Janinës “Zosimea”, ku pati bashkënxënës të vet Sami Frashërin, Naim Frashërin, etj. Më 1860 filloi punë si përkthyes i frëngjishtes në ministrinë e Punëve të Jashtme, në Stamboll. Aty përfundoi shkollën e drejtësisë. Pak vite më vonë, u emërua shef kabineti në Tesali, i Ismail Rahimpashës, që ishte daja i tij. Më 1868 u...