“Jepini fund luftës!”- Italia bllokohet nga protestat studentore, paralajmërohen edhe greva!
Mijëra studentë dhe punëtorë protestuan në të gjithë Italinë, ndërsa sindikata më e madhe tregtare e vendit, organizoi një grevë të përgjithshme kundër politikave ekonomike të kryeministres Giorgia Meloni, duke kërkuar paga më të larta dhe më shumë shpenzime për shërbimet publike. Protestat italiane përkuan me një valë më të gjerë të mobilizimit të të rinjve në Evropë, me demonstrata studentore të planifikuara gjithashtu në Gjermani, Francë, Britani, Austri dhe Belgjikë kundër rritjes së kostove të jetesës dhe shpenzimeve ushtarake. Sindikata të tjera italiane, përfshirë edhe atë bazë Cobas, gjithashtu bënë thirrje për greva të veçanta, ndërsa demonstrata studentore u planifikuan në të gjithë vendin, shkruan A2. “Sot është gjithashtu një ditë shumë e rëndësishme sepse të rinjtë po dalin në rrugë jo vetëm në...
Burimi:
javanews.al