Jep dorëheqjen ministrja e shëndetësisë Evis Sala
Evis Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministres se shëndetësisë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Lajmi është konfirmuar me burime pasi vetë kryeministria nuk e konfirmon zyrtarisht. Po ashtu bëhet e ditur se Sala ka marrë një tjetër pozicion, ndërsa sot pritet një reagim i saj zyrtar. Ministrja Sala e mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, në vend të Albana Koçiut. Prej 29 vitesh, Sala ka shërbyer në shtete të ndryshme të botës në fushën e mjekësisë.
Burimi:
syri.net