“Jemi në situatë kritike”/ Zja’rri në landfillin e Elbasanit, drejtuesit e kompanisë, interpelancë në Këshillin Bashkiak

“Jemi në situatë kritike”/ Zja’rri në landfillin e Elbasanit, drejtuesit e kompanisë, interpelancë në Këshillin Bashkiak

Këshilli bashkiak i Elbasanit ka thirrur në interpelancë drejtuesit e ECO ELB mbi situatën e shkaktuar nga ndotja pas zjarrit në landfill në fillim të muajit korrik. Mësohet se këshilltarët kërkuan të dhëna mbi zjarrin, shkaqet dhe funksionimin e inceneratorit. Nga ana tjetër, në përgjigje të pyetjeve të këshilltarëve Leli Kaja administratori i ECO ELB tha se janë në situatë kritike. Ai ka shtuar se zjarri ndodhi për shkaqe natyrore dhe u kanë bërë shkresa të vazhdueshme institucioneve qendrore ministrive për zgjidhje. “Kanë kaluar kapacitetet e landfillit. Zjarri ndodhi për shkaqe natyrore, ky është gjykimi ynë, por institucionet ligjzbatuese të hetojnë...