Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Javë përvëluese në Shqipëri, në disa zona temperaturat 44 gradë Celsius
Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar një valë të nxehti ekstrem që do të prekë të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë kësaj jave, ku në disa zona mund të thyhen edhe rekordet historike të temperaturës. “Deri të premten termometri maksimal vetëm do të shënoj ngjitje. Mesi i javës në qarkun e Beratit do t’i afrohet maksimumit historik prej 44 gradë Celcius. Gjasat janë të larta që Berati të thyej rekordin historik të temperaturës më të lartë rreth ditës së mërkurë apo të enjten. Zonat më problematike janë Elbasani dhe Shkodra, por kryesisht qarku i Beratit, i cili do të jetë shumë...