Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Java nis me reshje shiu dhe shtrëngata! Parashikimi i motit për ditën e hënë
👁5842
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit prej orëve të para të mëngjesit deri në orët e pasdites. Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet po në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet...