Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Java nis me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe rrebeshe
Reshje shiu dhe rrebeshe afatshkurtra parashikohen gjatë fillimit të kësaj jave. Nga e mërkura rikthehen kthjellimet dhe moti i qëndrueshëm me rritje temperaturash. Kjo javë do të nisë me mot të paqëndrueshëm. Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat qendrore dhe lindore të vendit. “Jo vetëm dita e sotme, po ashtu edhe dita e martë mbetet nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, mund të kemi vranësira të dendura, reshje të shiut pasi kemi rritje të lagështirës në ajër. Kryesisht reshjet e shiut do të kenë formën e rrebesheve, ndërsa në zonat qendrore dhe veriore reshjet e shiut do...