“Janë në një tjetër dimension”; Luis de la Fuente zgjedh pasardhësit e Messit dhe Ronaldos

“Janë në një tjetër dimension”; Luis de la Fuente zgjedh pasardhësit e Messit dhe Ronaldos

9 Shtator 2026 12:05 Alfred Lleshi Luis de la Fuente foli për kombëtaren spanjolle, menaxhimin e egove në skuadër dhe lojtarët që mund të trashëgojnë Messin e Cristiano Ronaldon. Trajneri pranoi se ka pasur raste kur është dashur “t’i ulë me këmbët në tokë” futbollistët, por theksoi se përpiqet ta bëjë këtë pa dëmtuar grupin. Për ata që nuk mund të korrigjohen, mesazhi i tij ishte i prerë: “Nëse dikush ka qenë i pakorrigjueshëm, nuk është kthyer më”. De la Fuente tha se nuk lexon mediat për veten apo kombëtaren, sepse kritikat ndikojnë gjithmonë: “Kush thotë se nuk ndikohet nga ato që thonë për të, nuk e besoj. Gjithmonë ndikon diçka”. Sipas tij, kjo e ndihmon të marrë vendime më lirshëm, përfshirë lënien në stol të...