“Janë më të mëdha se mali i Dajtit”,  Berisha zbulon planin për pasuritë e krimit: Do të krijojmë Agjencinë e Sekuestrimit

“Janë më të mëdha se mali i Dajtit”, Berisha zbulon planin për pasuritë e krimit: Do të krijojmë Agjencinë e Sekuestrimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar krijimin e një Agjencie për Sekuestrimin e Pasurive të Paligjshme, me synimin për të rikuperuar asetet që, sipas tij, janë përfituar nga zyrtarë dhe grupe kriminale. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha pretendoi se pasuritë e krijuara në mënyrë të paligjshme arrijnë përmasa të jashtëzakonshme dhe premtoi se, përmes një kuadri të ri ligjor, ato do t’u kthehen qytetarëve shqiptarë. Kreu i PD-së komentoi gjithashtu votimin e reformës territoriale në Kuvend, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kishte shkuar me një plan të paracaktuar dhe synonte ta miratonte reformën pa debat. Berisha tha se opozita e kishte penguar këtë skenar. “Rama kishte ardhur me projekt, nuk donte debat, sepse donte që të votonte Reformën Territoriale...