“Janë identifikuar ‘maskat'”, Hita: 52 të dyshuar për dhunë gjatë protestave
Skënder Hita TIRANË-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita gjatë një deklarate për mediat njoftoi se Policia e Shtetit ka identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit. Materialet për personat e identifikuar i janë referuar Prokurorisë. Sipas tij, personat e dyshuar janë identifikuar pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin përmes maskimit. Hita deklaroi se 201 efektivë janë plagosur gjatë ushtrimit të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë. Skënder Hita: Gjatë dy javëve të fundit, kryeqyteti është përballur me akte të rënda dhune, të drejtuara ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, duke cenuar njëkohësisht sigurinë e qytetarëve dhe të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore. Si...
Burimi:
zeri.ai