Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Janë budallallëqe!” Jurgen Klopp acarohet me spekulimet për karrierën e tij
👁6391
24 Maj 2025 10:48 Telesport Jurgen Klopp ka hedhur poshtë spekulimet e fundit, sipas të cilave ai do të marrë drejtimin e Romës. Ka disa ditë që qarkullon një lajm që e lidh trajnerin gjerman me verdhekuqtë, por vetë ai ka reaguar qartësisht. “Këto lajme janë budallallëqe. Mos u besoni!” – u shpreh Klopp, një nga emrat më të kërkuar në tregun europian pas mrekullisë që bëri te Liverpool, pa harruar edhe aventurën e shkëlqyer te Borussia Dortmund.