Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)
Jakup Krasniqi mbërritur sot në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku u pritur nga familjarët. Ardhja e tij në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, e cila është e sëmurë. Në lagjen ku ndodhet shtëpia e Krasniqit janë vendosur forca të Policisë së Kosovës, ndërsa ekipet e mediave, të cilat po qëndrojnë në afërsi, nuk janë lejuar t’i afrohen shtëpisë. Ai pritet të qëndrojë aty deri në orën 17:00. Ndërkohë, disa automjete që po qëndronin në afërsi të shtëpisë janë larguar nga vendi.
Burimi:
kohajone.com