Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Jahti luksoz ndalet në Durrës, “Emerald Azzurra” ka sjellë 83 turistë
👁2648
Porti i Durrësit ka nisur javën me një tjetër vizitë të rëndësishme. Kroçera luksoze “Emerald Azzurra” është ankoruar mëngjesin e sotëm në kalatën numër pesë, duke shënuar ndalesën e saj të parë në portin më të madh të vendit. Mjeti lundrues, i gjatë 110 metra, është një superjaht modern me pronësi australiane, ndërtuar në vitin 2022. Me 83 pasagjerë dhe 75 anëtarë ekuipazhi në bord, kroçera do të qëndrojë në Durrës deri në orën 19:00, përpara se të vijojë lundrimin drejt Brindizit, Itali. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, turistët do të vizitojnë qytetin bregdetar të Durrësit, si dhe qendrën historike...