“Ja pse zgjodha Juventus-in”, Jonathan David: Mund të shënoj 25 gola

“Ja pse zgjodha Juventus-in”, Jonathan David: Mund të shënoj 25 gola

Jonathan David është prezantuar si sulmuesi i ri i Juventus-it. Sulmuesi kanadez, i cili kaloi me kosto zero tek Juventus nga Lille, foli me shtypin për të shpjeguar qëllimet e tij dhe arsyet që e çuan të zgjidhte Juventusin. – Përshtypjet tuaja të para? “Është një ndjenjë e mrekullueshme për mua të jem në një ekip si Juventusi. Java e parë shkoi shumë mirë, shokët e mi të ekipit më ndihmuan shumë.” – Pse zgjodhët Juventusin? A ishin të përfshirë edhe Interi dhe Napoli? “Patëm disa diskutime me menaxherin, gjë që ishte e rëndësishme për mua. Fola edhe me shokët...