Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Ja pse kam bindjen se Mehmet Shehu u VRA”, djali i ish-kryeministrit tregon detajet e pathëna në 41-vjetorin e vdekjes së të atit
Skënder Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu ka treguar detaje të pathëna në lidhje me vdekjen e të atit, ndërsa hedh dyshime për vrasjen e tij. Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku, Skëndër Shehu flet në këtë 41-vjetor të vdekjes së të atit. Nga: ROLAND QAFOKU Unë nuk kam dyshime. Personalisht kam bindjen e plotë se, si sot, duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981, pra 41 vjet më parë, Mehmeti Shehu, kryeministri në detyrë prej 27 vitesh, 4 muaj e 28 ditë, u v.ra dhe jo u vetëvra sipas versionit zyrtar. Jam marrë prej shumë vitesh me këtë çështje duke ndjekur parimin e “të shkuarit në vendngjarje me vonesë” por duke zbatuar të gjitha rregullat e gazetarit dhe studiuesit të këqyrjes së...