Izraeli konfirmon marrëveshjen e armëpushimit: Kemi arritur të gjitha objektivat në Iran

Izraeli konfirmon marrëveshjen e armëpushimit: Kemi arritur të gjitha objektivat në Iran

Izraeli konfirmon se ka pranuar propozimin e Donald Trump për një armëpushim dypalësh, tha kryeministri Benjamin Netanyahu. Qeveria izraelite tha se kishte arritur të gjitha objektivat e luftës së saj kundër Iranit. Në një deklaratë, Izraeli theksoi se ka hequr kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të menjëhershëm të Iranit nga armët bërthamore dhe raketat balistike. Gjithashtu, në deklaratë, qeveria izraelite u shpreh se ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj udhëheqjes ushtarake dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë iraniane.“Izraeli falënderon Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre në mbrojtje dhe pjesëmarrjen e tyre në eliminimin e kërcënimit...
Burimi: Javanews.al