Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Iu bë atentat në vitin 2019, dëshmon në GJKKO ish-prokurori Arjan Ndoja: Të shtënat zgjatën rreth 10 sekonda, vinin nga dy armë
Ish-prokurori Arjan Ndoja është dëshmitari i parë në procesin gjyqësor në GJKKO, ku po gjykohen Plaurent Dervishi dhe Julian Meçe për atentatin e bërë ndaj tij në nëntor të vitit 2019. Ndoja, i zgjedhur deputet i PD nga lista e hapur e Durrësit, ka treguar në sallë për ditën e ngjarjes. “Në 2019 kam banuar më Tiranë. Në punë kam qenë më Durrës. Në gusht të 2019 kam banuar në Shëngjin, pjesën tjetër në Tiranë. Kemi pasur një Mercedes benz në përdorim si familje. Ajo ka qenë në emër të gruas. Në tetor 2019 këtë makinë e drejtonte Andi Maloku pasi...