Italia, për trajnerin e ri duhet ende kohë. Gravina: Nuk është çështje emri, por projekti

Italia, për trajnerin e ri duhet ende kohë. Gravina: Nuk është çështje emri, por projekti

12 Qershor 2025 13:41 Alfred Lleshi Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ishte sot i pranishëm në “Coverciano” me rastin e eventit “B to Be”, që mbyll sezonin e Serie B për femra. Në fund të aktivitetit, numri një i FIGC foli edhe mbi orët e fundit intensive për zgjedhjen e trajnerit të ri të kombëtares italiane, që do të marrë vendin e Luciano Spallettit. Siç është përmendur, përveç emrit të Roberto Mancinit, më të përfolurit për stolin axurr janë edhe Gennaro Gattuso e Daniele De Rossi. Pikërisht lidhur me një takim të mundshëm me Gennaro Gattuso në orët...
Burimi: Telesport.al